Reforma territoriale, PS kërkon shkrirjen e qarqeve
Të mërkurën në orën 12:00 socialistët dhe demokratët do të nisin punën për reformën tërritoriale. Socialistët e kanë bërë të qartë që nuk do të pranojnë shtimin e numrit të bashkive, ndërsa do të propozojnë shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e vendit në rajone.
Tirane- Partia Socialiste është e zhgënjyer nga funksionimi i qarqeve dhe në Komisionin e Reformës Territoriale do të kërkojë shkrirjen e këtyre njësive. Kreu i grupit Parlamentar të mazhorancës Taulant Balla një ditë para konstituimit të Komisionit të Posaçëm tregoi para gazetarëve edhe objektivin e mazhorancës për organizimin rajonal në vend.
Taulant Balla:Qarqet në modelin e tyre aktual kanë humbur disi peshën etyre, duhet të gjejmë mënyrën e një organizimi më funksional rajonal"
Mazhoranca është kundër idesë për shtimin e numrit të bashkive, një kërkesë e herëshme e Partisë Demokratike.
Taulant Balla:"Këtu nuk jemi për të kënaqur dëshirat e një parti. Për mua edhe 61 janë shumë. Bashki fqinje mbajnë dy administrata kot"
Gjasat janë të pakta që produktit i reformës territoriale të ndikojë në zgjedhjet e vendore të vitit të ardhshme.
Taulant Balla: Mes 15 prillit e 15 majit të vitit të ardhshëm mbahen zgjedhjet vendore të ardhshme. Besoj se do të jetë e nevojshme një zgjatje mandati.
Të mërkurën në orën 12 socialistët dhe demokratët do të nisin mbledhjen e parë të drejtuar nga dy bashkëkryetarët Anila Denaj e PS dhe Dhurata Çupi nga PD.