Arrestohet në Vjenë Kasandër Noga, dyshohet si autor i atentatit në Bruksel. Do të kthehej në Shqipëri

Arratia e Kasandër Nogës pas atentatit të 11 qershorit 2022 në Bruksel nuk zgjati shumë. 45 vjeçari i cili akuzohet si autor i plagosjes së Erion Hasanbelliu në Blegjikë me 6 plumba është arrestuar në Vjenë. Ai do të ekstradohet drejt Belgjikës. Policia shqiptare tha se ka kryer disa kontrolle pas atentatit në Bruksel por në vendin tonë nuk janë gjetur persona apo prova me interes për hetimin.

Vjenë - Policia austriake ka arrestuar në Vjenë shqiptarin e shumëkërkuar Kasandër Noga i dyshuar si autor i plagosjes me 6 plumba të Erion Musabelliut në Blegjikë mbrëmjen e të shtunës 11 qershor 2022. Arrestimi i 45 vjeçarit është kryer në hyrje të banesës së tij në zonën Donaustad, teksa Noga kishte bërë gati valixhet dhe po nisej drejt aeroportit me qëllim kthimin në Shqipëri.

Kasandër Noga është akuzuar nga autoritetet belge si autor i ngjarjes ku mbeti i plagosur Erion Hasanbelliu mbrëmjen e 11 qershorit 2022 në afërsi të një hoteli. Pikërisht kamerat e këtij biznesi kanë filmuar të gjithë skenën dhe zbuluan 45 vjeçarin Noga teksa qëlloi me 6 plumba Hasanbelliun dhe u largua  nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve atentati ka ndodhur si pasojë e një hakmarrje disa vjeçare mes dy familjeve Hasanbelliu dhe Noga. Konflikti filloi në vitin 2000 kur Kasandër Noga i maskuar si punonjës policie u fut brenda reanimacionit duke qëlluar për vdekje mbi të atin e Erionit,Aqif Hasanbelliun.

Hakmarrja nuk u ndal këtu pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Belgjikë.Tashmë pritet që autoritet të kryejnë ekstradimin e Kasandër Nogës në Bruksel ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Burime të policisë shqiptare thanë se pas ngjarjes në Bruksel më 11 qershor, në vendin tonë janë kontrolluar disa banesa por nuk është gjetur asgjë me interes për hetimin.

Arrestohet në Vjenë Kasandër Noga, dyshohet si autor i atentatit
Kasandër Noga dhe Geron Hasanbelli