Tiranë: U vidhte të dhënat e hapte llogari false në rrjete sociale, arrestohet
Një 39 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se përdorte të dhënat e shtetasve të tjerë për të hapur llogari false në rrjete sociale.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik u kodua “username”
Arrestimi u bë pas kallëzimit të një shtetaseje A.V “se një shtetas hapte llogari në rrjetet sociale me të dhënat dhe fotot e saj personale, në mënyrë të vazhdueshme”
Nisi puna për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar I cili është E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
“Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar seky shtetas ka hapur në mënyrë të vazhdueshme, llogari false në rrjetet sociale, me gjeneralitetet dhe fotot e shtetasve të tjerë” informoi sot policia e Tiranës.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
