Harta e re Gjyqësore, Haxhia propozon zgjidhjen: Avokatë me status të përkohshëm gjyqtari
Kreu i Dhomës Tregtare të Avokatisë, Maks Haxhia, tha se harta e re Gjyqësore nuk i ndihmon qytetarët, por u vështirëson punën këtyre të fundit.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Haxhia tha se bojkoti i avokatëve nuk ka të bëjë me reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se ata insistojnë që të kenë një drejtësi të pavarur.
Maks Haxhia: Procedura e mëtejshme e kësaj harte është depozituar vendimi dhe projekti në Ministrinë e Drejtësisë e cila do të ja përcjellë qeverisë për miratim dhe hyn në fuqi pas 6 muajsh që miratohet harta nga Këshilli i Ministrave. Ka gjëra që nuk e ndihmojnë individin për të ardhur në Tiranë. Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, jo më shumë se një orë, gjyqësori dhe shërbimi duhet të shkojnë te individi dhe jo e kundërta.
Bojkoti ynë nuk ka të bëjë me reformën ë drejtësi. Ne kemi qenë dakord me Reformën në Drejtësi, për arsye se standardizon punën tonë si avokatët. Ne insistojmë që të kemi një drejtësi të pavarur.
Reforma për hartën e re gjyqësore, Haxhia thotë se është një situatë e jashtëzakonshme, ndërsa tha se KPK dhe KPA, po ecin me avash në seleksionimin e avokatëve dhe prokurorëve.
Maks Haxhia: Kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Vetë KPK dhe KPA po ecin shumë e avash në seleksionimin e prokurorëve dhe avokatëve. Nuk është mirë që një situatë e jashtëzakonshme të zgjidhet me mjete që krijojnë akoma më probleme. Përfundimi dhe kulmimi në një Gjykatë Apeli do krijojë një konfuzion të paparë. Kjo hartë gjyqësore do t ketë një faturë të rëndë financiare, sepse nuk zgjidhen problemet pa një financë të madhe. Kjo do rëndojë jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe qytetarët.
Ne kemi ofruar një zgjidhje, që nga trupa e avokatëve me eksperiencë 10 vjeçare, të zgjidhen një numër i caktuar avokatësh t’u jepet statusi i përkohshëm i gjyqtarit. Nëse ata do të shkëlqenin mund të qëndronin në atë detyrë. Zgjidhja tjetër që ka bërë Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka shtuar numrin e studentëve, që do të trajnohen në shkollën e magjistraturës.
I pyetur nëse avokatët do e vazhdojnë bojkotin, Haxhia tha:
Duam të ja bëjmë të qartë qeverisë që ne nuk do marrim pushkët dhe kallashët, ne po ofrojmë zgjidhjen dhe problemin, problem i cili do i rëndojë qeverisë. për të marrë një vendim të tillë të mendohet mirë. Nuk besoj se qeveria do e kalojë kaq lehtë, pa i analizuar të gjithë parametrat dhe problematikat që paraqesim.
