Itali/ 5 vjeçarja e zhdukur gjendet e vdekur, nëna tregon vendin ku ndodhej trupi
Është gjetur trupi i pajetë i 5 vjeçares Elena Del Pozzo që u rrëmbye ditën e djeshme në kopështin e saj nga tre persona të maskuar.
Kjo të paktën është deklarata që i është dhënë policisë nga e ëma e vajzës. Pas një sërë pyetjesh ku policia ka vënë re një mospërputhje me deklaratat e të ëmës së 5 vjeçares, ka qenë vetë ajo që i ka dërguar në një tokë të braktisur ku gjendej trupi.
Karabinierët e Katanias shkuan në vendin ku i udhëzoji gruaja, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jeton gruaja në via Turati, të Mascalucia, në provincën e Katanias.
Deklaratat e gruas u dukën të pabesueshme nga hetuesit pasi veç saj nuk kishte asnjë dëshmitar tjetër të ngjarjes. Madje asnjë telefonatë nuk kishte mbërritur tek 112 për rrëmbimin e saj.
Pas presionit dhe pyetjeve të vazhdueshme, e ëma e vajzës ka treguar më në fund vendin ku gjendej trupi i fëmijës.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe i ati i vazjës i cili ka shpërthyer në lot teksa ka parë trupin e pa jetë të saj.
Prindërit e 5 vjeçares jetonin të ndarë pas grindjeve dhe mosmarrëveshjeve kohët e fundit.