Gledis Nano takim me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, çfarë u diskutua

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray mirëpriti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit  të Shqipërisë, Gledis Nano.

Mësohet se Wray përgëzoi Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Nano më herët u takua edhe me zëvendës ndihmës prokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

“Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.”- thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Gledis Nano takim me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray,

Gledis Nano takim me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray,