Vrasja e Sherif Mukajt, përfshirja në trafikun e drogës, pista kryesore ku janë fokusuar hetimet

Burime pranë Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit, mbetet trafiku i lendeve narkotike.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukja ishte pjesë e një grupi qe transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

Përfshirja e viktimës në rrjetin ndërkombëtar të narkotikeve u zbulua nga përgjimet disa mujore të Prokurorisë se Korçës.

Kjo e fundit nisi hetimet pas zhdukjes se 29-vjeçarit.