Dodik udhëton për në Rusi, pritet të takohet në 17 qershor me Vladimir Putin

Udhëheqësi i SNSD Milorad Dodik tha sot do të udhëtojë nesër në Turqi për t'u takuar me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Ndërkohë, mësohet se ai do të udhëtojë në Shën Petersburg të mërkurën (15 qershor) për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik.

Dodik tha se një takim me Putinin ishte rregulluar për të premten, më 17 qershor, pas seancës plenare të atij forumi.