Vjosa "Park Kombëtar", Qeveria kërkon ekspertizën e organizatës mjedisore “Petagonia”
Reagimi ndërkombëtar për mbrojtjen e Lumit Vjosa, si lumi i fundit i egër në Europë, ka detyruar qeveriën e Edi Ramës që të marrë vendimin për ta shpallur Parka Kombëtar.
Në mungesë të eksperiencë dhe njohurive në këtë proces, Ministria e Turizmit ka kërkuar mbështetjen dhe ekspertizën e organizatës ndërkombëtare mjedisore "Petagonia"
Edi Rama: "Ne kemi marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç ekspertizës së brendshme, në mënyrë që të gjitha procedurat e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare, sepse vetë statusi Park Kombëtar është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe të jemi të qartë që kur flasim për Park Kombëtar, aty menjëherë flasim për ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë trupin e lumit apo krahët e tij."
Kryeministri e pranoi që ky do të jetë një proces i vështirë për të penguar ndërtimin, pasi Lumi Vjosa zë një hapësirë të madhe në vend.
Edi Rama: "Është shumë e vështirë sepse Vjosa kalon mes për mes trupit të Shqipërisë, hyn nga njëra anë dhe del nga ana tjetër dhe të thuash Park Kombëtar është një fjalë goje ndërkohë që në këtë gjatësi shtrihen qytete e fshatra të tërë dhe një popullsi e tërë, e cila ka nevojë për një horizont zhvillimi ekonomik dhe social. Kur na thonë që ky është lumi i fundit i egër në Europë, bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë të tjerë të egër i kanë zbutur për veten e tyre kurse këtu e duan të egër"
Edhe pse bëri detyrën, Edi rama nuk e fshehu që kishte nevojë për “duartrokitjet” e të gjithë atyre që i kërkuan qeverisë të lejonte ndërtimin i hidrocentraleve në Vjosë. Zhënjimi më i madhe për të ishtë mosreagimi i aktorit hollivudian Leonardo DICaprio.
Edi Rama: U bë i gjallë për ta goditur qeverinë, por s’u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. Tani qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishin ndërmend ta bënte, por që në fakt qeveria ishte duke e bërë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit prandaj nuk po i bie më shumë dhe mbase këto goditje mund t’i shkojnë në vesh se mund ta kishim lavdëruar një orë edhe as do ta merrte vesh fare, po mbase duke e sharë pak, do t’ia kapë veshi, se aty ku të lavdërojnë me mijëra njerëz dhe të lavdëron edhe një tjetër, s’bëhet lajm, por kur miliona njerëz të lavdërojnë, asnjë s’të shan dhe të thonë se të ka sharë njëri, atëherë ka të ngjarë që të zgjohet edhe Nardi. Kur na thonë që ky është lumi i fundit i egër në Europë, bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë të tjerë të egër i kanë zbutur për veten e tyre kurse këtu e duan të egër.
Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, me një gjatësi 272 kilometra që shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global.

