Vrasja e Sherif Mukajt, flet halla e tij: Policia i gjeti një palë çelësa me vete, me to hapi dyert e shtëpisë

Sherif Mukaj, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar më 11 qershor 2022 në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz, Kolonjë është vrarë me plumb në kokë.

Ndërkohë, halla e këtij të fundit bën me dije se policia i ka gjetur me vete çelësat e shtëpisë dhe një celular me vete.

Ajo tha se policia ka përdorur pikërisht çelësat e gjetura në trup për të hapur derën e shtëpisë së tij për të konfirmuar identitetin.

“Nuk i la policia për ta parë. Policia solli çelësat dhe u hapën dyert e shtëpisë. I kanë gjetur një verore dhe një rrip të zi me shkronjën “E” dhe një celular. Nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë njeri pa probleme dhe shumë punëtor. E gjithë fshati e di këtë gjë. Familjen e kishte në Amerikën dhe nuk kishte nevojë për gjë. I dërgonin edhe lekë nga Amerika.”