Berisha: Drejtësia në duart e Sadushit, të anulohet harta e re gjyqësore, ndëshkim i dytë për qytetarët
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar anulimin e hartës së re gjyqësore duke thënë se shkrirja e gjykatave është një shkelje e të drejtave të njeriut. Për kryedemokratin, harta e re gjyqësore bie ndesh edhe me rezolutën e Parlamentit Europian.
Ndryshimet e miratuara nga Ministria e Drejtësisë për hartën e re gjyqësore ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të PD Sali Berisha.
Për ish-Kryeministrin ky ndryshim është i papërgjegjshëm nga KLGJ-ja e Ramës siç e quani ai.
Berisha: Pseudo reforma në drejtësi dhe Vettingu i gjahut të shtrigave, ka përgjysmuar prokurorët dhe gjykatës, dhe është vendosur nën kontroll të ekzekutivit. Është mohuar de fakto për një proces gjyqësor i shqiptarëve.
Mbylljen e 9 gjykatave të shkallës së parë, 4 administrative dhe 5 të Apelit, sipas Berishës bëhet për të gjobitur dhe ndëshkuar banorët e 10 qyteteve të vendit, duke u rritur kështu shpenzimet dhe kostot dëm të qytetarëve.
Berisha: Edi Rama ka urdhër me një akt politik, që KLGJ-ja e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu me hartën e Ramës, mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë në 9 qytete duke u mohuar akses për qytetarët. Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e shumë qyteteve që duhet të bëjnë qindra kilometra për të gjykata. Po ashtu, ndëshkohen qytetarët e të gjitha qyteteve që duhet të vijnë në Tiranë.
Për kryetarin e Partisë Demokratike harta e re gjyqësore vjen në kundërshtim flagrant të rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndërkohë që nga ana tjetër dhoma e avokatëve është ngritur në protestë duke bojkotuar të gjitha proceset gjyqësore për 4 ditë me radhë.
Berisha: Harta e re hedh poshtë kërkesat e kësaj rezolutë të Parlamentit Evropian. Opinioni i grupeve të interesit jo vetëm nuk është përfillur, por është hedhur poshtë më cinizëm, sepse ato kanë kundërshtuar këtë hartë në mënyrë të prerë. Harta e re dënon rendë grupet vulnerabël, duke qenë se me shpenzimet shtesë nuk i drejtohet dot gjykatave dhe të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë.
