Avokatët bojkot 1 javor kundër hartës së re gjyqësore, Maks Haxhia kërcënon avokatët: Kush s'e respekton u hiqet licenca
Harta e re Gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranohet nga avokatët, të cilët kanë nisur 5 ditë bojkot të seancave gjyqësore në të gjithë vendin.
"Harta e re gjyqësore supozon një mënjanim total të Qarkut të Korçës duke hequr gjykatën e Apelit, administrative të Shkallës së parë dhe Pogradecit. Do kemi rritje të vetëgjyqësive" thotë Arben Lena, kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë.
"Me këtë hartë synohet cënohet aksesi i njerëve për të pasur proces të drejtë të shpejtë e ligjor"
Kreu i dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia tha se sugjerimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk janë marrë parasysh dhe tryezat kanë qenë farsë.
"Tryezat kanë qenë formalitet. Në këto kushte u vendos bojkoti i të gjitha proceseve në të gjitha nivelet, përfshi Gjykatën e Lartë
Të gjithë avokatët kanë mbështetur këtë bojkot ndërsa paralajmëroi kundërshtarët se do u hiqet licenca
"Të gjithë janë pajtuar dhe nuk ka asnjënjeri që të mos jetë dakord me këtë dhe nëse do të ketë ndonjë që nuk do të respektojë vendimin do të procedohet disiplinarisht deri në heqjen e licencës" tha Haxhia në një prononcim për median nga ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme paraditen e 13 qershorit 2022.
Avokatët kërkojnë reflektim ne lidhje me këtë draft, i cili sipas tyre shkel rëndë të drejtat e njeriut dhe cenon aksesin në drejtësi.
Maks Haxhia thekson se avokatët kanë kërkuar 4 Apele në të gjithë Republikën. 1 në Shkodër, 1 në Fier ose Vlorë, 1 në Tiranë e një në Elbasan ose Durrës.
Avokatët paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat reagimi do jetë edhe më i madh.
"Shpresojmë që kjo grevë të jetë këmbanë për qeverinë"
