Itali/ Një shqiptar i arrestuar për përdhunimin e një vajze, ishin bashkë në diskotekë

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar më 12 qershor me akuzën e dhunës seksuale të një 20 vjeçareje nga province e Pesaros.

Media italiane thotë se dy të rinjtë ishin njohur në një diskotekë në Rimini nga një miqësi e përbashkët.

Më pas djali e ka bindur vajzën të dilnin bashkë dhe e ka përdhunuar në plazh. Më pas vajza ishte dërguar në spital ku dhe mjekët kishin konstatuar dëmtimet.

Gjatë rrëfimit në polici vajza mes lotësh ka treguar se i kishte kërkuar djalit të ndalonte por ai nuk e kishte bërë. Më pas ajo kishte marrë në telefon miket për ti kërkuar ndihmë dhe këta të fundit kishin telefonuar policinë.

22 vjeçari që sipas medias italiane thuhet se është shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit. Ai jeton në Vallefoglia me dajën e tij dhe punonte në një kompani ndërtimi.

Duket se ata njiheshin përmes një miqësie të përbashkët, informon tg com

I riu ndodhet në burgun e Riminit dhe do të dalë para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë.