"S'kishte nevojë të merrej me drogë, babai i çonte lekë nga Amerika" Flet xhaxhai i Sherif Mukajt: Nipin e kanë vrarë

Xhaxhai i 29 vjeçarit Sherif Mukaj trupi i të cilit u gjet i dekompozuar më 11 qershor 2022 në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz i kërkon policisë të zbulojë autorët e këtij krimi të rëndë.
“Isha deri dje vonë në Korçë në policia. Më thanë që nipin e kanë vrarë” thotë ai për Ora News.
Artur Mukaj mohon që nipi i tij të ketë lidhje me drogë apo punë të tjera
“Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pisëta. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe skishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika. Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$” vijon dëshminë e tij për Ora News.
Familja është e shokuar dhe i kërkon policisë të zbulojë autorët dhe shkaqet.
"Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur” tha Artur Mukaj në një lidhje telefonike me gazetaren e Ora News Iris Rezhda.
Policia e Korçës deklaroi sot (13 qershor) se 29 vjeçari është vrarë me plumb në kokë
