Durrës/ Arrestohen dy të rinjtë, kishin në makinë 260 fara cannabis
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Qershor 2022, 10:48
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi iu gjetën në makinë 260 fara, lëndë narkotike cannabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i dy të rinjve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.