Skrapar/ U plagos me armë, por tha se ishte vetëdëmtuar, arrestohet i plagosuri, shpallet në kërkim autori

Një 43 vjeçar ka mbërritur në spitalin e Beratit ditën e djeshme i plagosur, sipas tij me një mjet prerës.

Shtetasi V.B pasi shkoi të merrte mjekim në spital u tha forcave të policisë se ishte vetëdëmtuar padashje me një mjet prerës duke punuar në oborrin e shtetasit A.A.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Menjëherë pas kësaj forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminit të saj dhe të plagës së të plagosurit u pa se ai shte plagosur me një armë zjarri.

Autoritetet arrestuan 43 vjeçarin Valter Braho nën akuzë për "Moskallëzim krimi" dhe shpallën në kërkim 47 vjeçarin Andrea Ajasllari.

Ndaj tij rëndojnë akuzat "Plagosje e lehtë nga pakujdesia" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi plagosi aksidentalisht komshiun në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Grevë të Skraparit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.