Më shumë diell dhe erë, nga e mërkura rriten temperaturat

Meterologia Lajda Porja bën me dije se java do të nisë me kthjellime e vranësira të dendura si edhe do të ketë prezencë reshjesh më të dukshme në jug dhe juglindje.

Parashikohet përmirësim i dukshëm i motit pas mërkurës dhe në vijim.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të jenë shumë pranë vlerave normale klimatike ku minimumi do të jetë 10 gradë në zonat malore dhe maksimumi 31-32 gradë Celcius.

Ndërkohë valët afrikane kanë prekur gadishullin Iberik, ndërkohë Evropa qendrore po përjeton po ashtu temperatura të larta.

Kështu, pas ditës së mërkurë pritet më shumë diell, ndërsa era do të jetë e pranishme gjatë gjithë javës, në disa raste edhe e fortë.