Zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme tërheq akuzat ndaj Dritan Priftit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 15:57
Edhe pse dihej që ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe zëdhënësi i tij Leonard Beqiraj nuk kishin asnjë gje me drejtësinë, tani gjithcka është me letra dhe zyrtare, Prokuria e Përgjithshme tërhiqet zyrtarisht për akuzat ndaj ish-ministrit Dritan Prifti.Tërheqja e Prokurorisë së Përgjithshme vjen për mos faktim të akuzës dhe mungesë provash, pasi nuk provoi korrupsionin e Priftit.Gjykata e Lartë ja ktheu dosjen Prokurorisë e cila e pushoi çështjen ndaj Dritan PriftitIsh-ministri Prifti dhe zëvendësi i tij, Leonard Beqiraj akuzoheshin për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.