Ndahet nga jeta personazhi i njohur i rrjeteve sociale Ard Daullxhiu, po shiste fara në treg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 14:38
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu është ndarë nga jeta paraditen e sotme në spitalin e Durrësit.
Nga informacionet e para dyshohet se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.
Ai ka qenë në tregun e Durrësit duke shitur fare, kur nuk është ndjerë mirë dhe është nisur me biçikletë për në urgjencë.
Sa është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të qytetit është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

