"Faleminderit për modelin e shtetarit, politikanit e qytetarit shembullor" Lamtumirë Presidentit Bujar Nishani

Politikanë të të gjithë krahëve politikë, diplomatë, klerike, miq dhe qytetarë i bënë homazhet e fundit ish kreut të shtetit Bujar Nishani, në ceremoninë shtetërore të organizuar sot (2 qershor 2022) në Presidencë. Ndarja nga jeta në moshën 56 vjeçare, bëri bashkë ish presidentët e Shqiperise e Kosoves, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi e  Fatmir Sejdiu.

Presidenti aktual Ilir Meta u shoqëru me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ish kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten Liri Berisha si dhe ish ministra të qeverisë së tij shprehën ngushëllimet duke i dhënë lamtumirën bashkëpunëtorit te tyre politik.

Kundërshtarë në shumë vite, por në homazhe i bashkoi i njëjti mendim, ndërsa ngushëllime përcollen krerët më të lartë të PS, si ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ministra dhe deputetë.

Përfaqësues të besimeve fetare, ambasadorja amerikane në Tiranë, por edhe ish presidenti i Malit të Zi Filip Bujanoviç ishin pjesë e homazheve.

“Në ditën e lamtumirës e falenderojmë për modelin që solli si shtetar qytetar e politikan shembullor” tha presidenti aktual Ilir Meta në fjalimin e lamtumirës që përmbyll ceremoninë shtetërore të homazheve, para se Bujar Nishani të përcillet për në banesën e fundit.

Presidenti Nishani do të mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit dhe mbështetjen e madhe që i dha Kosovës për njohjen e saj në arenën kombëtare.

Flamuri kuq e zi, në nder të presidentit të ndjerë iu dha me ceremoni të posaçme familjarëve të Nishanit."Faleminderit për modelin e shtetarit, politikanit e qytetarit

Miq dhe shume qytetarë, të mbledhur para presidencës i dhanë lamtumirën me lule

"Faleminderit për modelin e shtetarit, politikanit e qytetarit

Lamtumira me nderime e lule

I mbështjellë me flamurin kombëtar, i mbajtur nga trupa ceremoniale e gardës e veshur me të kuqe, arkëmorti i ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani doli nga institucioni i Presidencës me nderimet e fundit të ceremonisë shtetërore.

Më pas kortezhi vijoi më këmbë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe arkëmorti u mbulua me lule të bardha për të vijuar drejt Varrezave të Sharrës ku do të prehej njeriu i qetë dhe burrështetas.

Në ceremoni mungoi kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në New York si dhe ish kryetari i PD-se, Lulzim Basha.

Bujar Nishani, shërbeu si President prej vitit 2012 deri në vitin 2017 dhe ishte presidenti i 6 në historinë e pluralizmit shqiptar.

Ish-Kreu i shtetit ndërroi jetë të shtunën, 28 maj 2022,  në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji,  pas komplikacioneve shëndetësore që i la Covid-19.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shqipëria shpalli sot ditë zie kombëtare ndërsa dje Ilir Meta presidenti i vendit e vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes.

Në motivacion thuhet se kjo dekoratë jepet në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.