Gjimnastikë nga fëmijë të talentuar
Gjimnastika është një ndër sportet më interesante dhe më argëtuese.
E drejton njeriun të dallojë forcën individuale, fizike e mendore, përmes ushtrimeve preçize, të sakta, të kontrolluara me estetike prefekte me lëvizje të shoqëruara me vegla muzikore.
Sa i përket historikut të këtij sporti rezulton që ka datuar që në fillimet e civilizimit grek ku fillimisht gjimnastika u ushtrua për zhvillimin e trupit duke bërë ecje gjimnastike, një sërë ushtrimesh me pesha, jumping, ërestling, dhe hedhje peshash.
Gjimnastika është një nga sportet më antikë të lojrave olimpike pasi daton që në kohën e Lojërat Olimpike të Lashta, në kohën e mbretit Minosse pra rreth viteve 2700 - 1400 para erës sonë.
Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” gjimnastja Xheni Kozi dhe 4 fëmijë të talentuar në sportin e gjimastikës rrëfyen më tepër rreth kësaj disipline sportive si dhe performuan në emisionin e pasdites.
Edhe kjo hapësirë televizive ju kushtua fëmijëve po këtë herë energjisë pozitive që ata përcjellin në publik me anë të disiplinës sportive, gjimnastikës.
Xheni Kozi shprehet se “Meraku i vetëm që kanë prindërit është që fëmijët e tyre mos lodhen”. Vajzat janë shumë të talentuara, njëra prej tyre, Nil Elbasani është shpallur edhe kampione në Shqipëri për sa i përket kësaj disipline sportive.
Një problematikë që kanë këto sportiste janë kushtet e papërshtatshme për ta ushtruar, pra të gjitha gjërat janë bërë pa ndihmën e shtetit. Me rastin e festës së 1 qershorit vajzat gjimnaste bënë edhe një performancë fantastike në studio që ishte përgatitur enkas prej tyre vetëm për emisionin.

