“Do na kesh te dera sërish” Lapaj paralajmëron protestë pas rritjes së karburanteve

Duket se shoqëria civile do të dalë sërish në shesh para kryeministrisë lidhur me çmimet e larta të karburanteve në vend.

Kështu, së paku duket se ka lajmëruar avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj në Facebook pasi Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin.

Ai shkruan se ky çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike duke shtuar se protestuesit do t’i ketë sërish në shesh.

Lapaj: Nafta sot 248 lekë. Çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike. Këto 2 muaj asnjë nga profesorët e divanit që ngrinte pretendime se si bëhen protestat nuk e ngriti zërin. As nuk belbëzoi 1 fjalë. Ata që baltë hedhin si tubacion ujërash të zeza sapo dikush guxon të ngrejë zërin kundër së keqes, kundër shtypjes. Asnjë nga ata nuk u pa shesheve apo nuk na udhëhoqi në rezistencë. Koha është treguesi më i mirë. Koha i tregon të tërë e gjithçka. Tani dy fjalë për qeverinë: Do na kesh te dera sërish.