Deromemaj: Me strukturat e reja PD më e fortë, detyrim të bëhet e besueshme

Genc Deromemaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj tha se beson që së shpejti strukturat e reja të ngritura nga PD do te çojnë dhe në kthimin e PD në shumizën e bashkive zgjedhjet e ardhshme.

Genc Deromemaj: Unë kam besimin e plotë që kryetari i zgjedhur i PD, Kryesia e re dhe së shpejti dhe strukturat e tjera që do të jenë pjesë e Kryesisë do e kryejnë me devotshmëri hapjen, rithemelimin dhe besoj dhe kthimin e PD së shpejtë, të paktën në zgjedhjet e ardhshme, të paktën në shumicën e bashkive të Shqipërisë.

Përsa i përket përçarjes që ekziston në PD Deromemaj tha se, sa herë që demokratëve u është dashur të bëhen bashkë për të fituar zgjedhjet janë bërë bashkë.  

Genc Deromemaj:  Partia Demokratike që pas krijimit të saj ka pasur gjithmonë personalitete të cilët kanë menduar ndryshe dhe në bazë të historisë së PD kanë zgjedhur dhe ata rrugën e tyre por që për fat të mirë sa herë na është dashur të bëhemi bashkë për të fituar zgjedhjet jemi bërë.

"Në lidhje me PD sot është më e shëndoshë dhe më e fortë se ç'ishte para 9 shtatorit", u shpreh ai.

Gjithashtu  Deromemaj shtoi se Partia demokratike ka një detyrim të madh që sipas tij, duhet  të bëhet e besueshme për qytetarët e Republikës së  Shqipërisë në mënyrë që tu kthejë besimin.

Genc Deromemaj: Partia demokratike ka një detyrim të madh, të bëhet e besueshme për qytetarët e Republikës së  Shqipërisë. Tu kthejë besimin atyre, të bëhet një alternativë e vertetë dhe fituese për të drejtuar vendin. Pastaj përsa i përket aleatëve kam bindjen e plotë se dhe aleatët pasi të jenë sqaruar, pasi qytetarët shqiptarë të na kenë besuar me votë do të gjejnë dhe ata forcën e arsyes për të na dëgjuar më shumë dhe për të vazhduar me reformat që tashmë Shqipëria ka marrë prej 30 vitesh.