Vdes anglezi që ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, ishte i dehur

Një i ri anglez ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tretë i një hoteli Dhërmi mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur. Ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Vlorës. 

“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.