Shkodër/ Mesazh me eksploziv policit, i dëmtohet banesa dhe Benzi (Pamjet)
Efektivë të Policisë së Shtetit në Shkodër janë vënë në shenjestër të sulmeve me tritol në banesa, makina e biznese.
Oficeri Pëllumb Vukaj, ishte I radhës që mori mesazhin kërcënues.
Shtëpisë ku 49 vjecari jeton bashkë me familjen në fshatin Hot I Ri I vunë eksploziv.
Ishte ora 02: 25.
Sipas dëshmive të gjithë anëtarët ishin në gjumë në kohën kur dëgjuan shpërthimin.
Fatmirësisht asnjë nuk pësoi dëmtime, por shtëpia ishte shkatërruar.
Një pjesë e murit ishte shembur.
Dyert e dritaret ishin rrëzuar, sikurse shumëçka brenda shtëpisë ishte dëmtuar, makina e parkuar në oborr po ashtu.
Ishte vetë Oficeri Pëllumb Vukaj që lajmëroi kolegët se e sulmuan në banesë.
Sipas verifikimeve, autori hyri në oborrin e banesës nga një gardh anësore.
Por mungesa e kamerave të sigurisë dhe shpërthimi i ekspozivit që zakonisht zhduk gjurmët, nuk ndihmon shumë në identifikimin e tij.
Në dëshminë e parë, polici Pëllumb Vukaj u tha kolegëve se sulmi mund të lidhet me detyrën.
"Nuk e di kush mund të henë autorët nuk kam pasur konflikte ose kërcënime direkte. Dyshoj se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës".
Ky është rasti I katërt që efektivë të Policisë së Shtetit sulmohen me tritol në banesa dhe biznese.
Më herët, mesazhe të ngjashme të cilësuara kërcënuese kanë marrë policët Ndreke Rrasa, Sokol Kroni dhe Dritan Turhani.

Në fotot më poshtë: Dëmet e shkaktuara nga shperthimi me tritol në banesën e policit Pellumb Vuka në Shkodër












