Beteja për Butrintin, Zhupa: Presidenti nuk do ta dekretojë ligjin, rrugëtim i ri që detyron kthimin në të gjitha komisionet

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj  tha se beteja për Butrintin ka nisur sot me një letër zyrtare drejtuar presidentit të republikës. Sipas saj presidenti nuk do ta dekretojë ligjin për Butrintin, gjë që sipas saj do të hapë një rrugëtim të ri.

Ina Zhupa: Vazhdon beteja ligjore e Butrintit. Beteja sot nisi me një letër zyrtare drejtuar presidentit të republikës. Presidenti siç ka qenë deri sot gardian i interesit publik, ka kthyer ligjin e teatrit, kjo është një gjë e ngjashme kur i jepet një privati kundrejt asaj që është trashëgimia kulturore dhe interesi publik. Dhe unë jam shumë e bindur që presidenti i republikës do ta kthejë ligjin në parlament dhe nuk do ta dekretojë këtë ligj. Këtu hapet një rrugëtim i ri i cili detyron dhe një herë kthimin në të gjitha komisionet, debatimin dhe një herë me grupet e interesit dhe mundësinë për të pasur ndryshime në këtë ligj.