"I përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën" Presidentët nga Shqipëria dhe Kosova në homazhe i japin lamtumirën e fundit Nishanit

Nga Ilir Meta tek Rexhep Meidiani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Sali Berisha, ata që mbajtën postin e kreut të shtetit I dhanë lamtumirën sot Bujar Nishanit, presidenti i 6-të i Republikës së Shqipërisë. Nga Kosova udhëtoi për në Shqipëri ish presidenti Fatmir Sejdiu.

Alfred Moisiu: E kam njohur që në vitin 1994 ishte oficer i ri akoma dhe që atëherë kam pasur relata të vazhdueshme me të. Edhe kur mora detyrën e kryetarit të shtetit e ftova për të qenë pjesë e stafit, por nuk pranoi, vazhdoi në rrugën e Partisë Demokratike. Edhe më vonë gjithmonë kam ruajtur kontaktet dhe kur ka qenë Ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë dhe kur ka qenë presidentKa qenë president i mirë. I përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën.  Më vjen keq për humbjen e parakoshme për njeriun që kontribuoi në vendin tonë.

Bamir Topi: Ditë e trishtuar, sidomos kur largohesh në një moshë të re. Presidentin Nishani e kam njohur 22 vite më parë në një bashkëpunim politik e fati e solli pastaj krahas angazhimeve politike të ishim së bashku në angazhimet shtetërore.

"I përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën"

Nishani la prapa një vepër shumë komplekse. Ka qenë jo vetëm aktivist politik por dhe me detyra shumë të rëndësishme shtetërore. Mbaj mend ditën 24 korrik 2012 kur i dorëzova detyrën. I lehtë i qoftë dheu e u preftë në paqe.

"I përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën"

Fatmir Sejdiu: Humbje e madhe jo vetëm për familjen por për shtetin shqiptar. Ka bërë punën më të mirë të mundshme në cilësinë që ka pasur si president i vendit. Pati një përgatitje të jashtëzakonshme në kryerjen e detyrave shtetërore.

"I përkushtuar për të zbatuar Kushtetutën"

Ne ora 11.35, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të jetë në institucionin e Kreut të Shtetit për të bërë homazhe në nderim të ish-Presidentit Nishani.