Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentit Bujar Nishani pas vdekjes
Ilir Meta, presidenti i vendit, e ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes.
Në motivacion thuhet se kjo dekoratë jepet në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.”


