Baçi kritik: Fjala bashkim në PD nuk ekziston. Dështimi i Berishës ka qenë se nuk ndërtoi dot një të djathtë të vërtetë
Studiuesi Agim Baçi, është shprehur se fjala bashkim në PD nuk ekziston.
Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se Grupi i Rithemelimit me kryesinë që zgjodhi evidentoi që përballë pjesës tjetër ishte vetëm.
Agim Baçi: Fjala bashkim aty nuk ekziston. Me kryesinë që u zgjodh këtë javë u evidentua që rithemelimi përballë pjesës tjetër ishte vetëm dhe nuk kishte ndërtuar dot ura për komunikim.
Ndër të tjera ai u shpreh kritik ndaj Sali Berishës duke thënë se gjuha e tij kundër Lulzim Bashës duhet të kishte përfunduar në momentin që ky i fundit dha dorëheqjen.
Agim Baçi: Mendoj se nuk kemi pse kthejmë sytë nga Basha që prej momentit që dha dorëheqjen. Gjuha e Berishës në momentin që Basha dha dorëheqjen duhet të kishte përfunduar aty, por nuk përfundoi aty. Për fat të keq edhe fjalimin në Këshillin Kombëtar e mbajti duke gjetur armikun te Basha, dhe kjo ngjallë një fakt trishtimi sepse ato që ndjekin opozitën sepse mendojnë se qëllimi i Berishës nuk ka qenë të mundë Ramën por Bashën.
Sipas Baçit: Debati është a di t’i bësh bashkë, se për t’u ndarë është e thjesht. Është e çuditshme që njerëzit më të afërm të Bashës janë sot te Berisha. Është e vështirë shumë që njerëzit të besojnë që grupi që ka ecur për 8 vjet me Bashën do u zgjoka tani me Berishën.
Ai shtoi se në PD nuk ka pasur debat konceptesh, por mes palëve ka pasur fyerje e jo zgjidhje të problemit që ka nisur prej shumë muajsh.
Agim Baçi: Shumicat nuk janë gjithmonë argument për të vërtetën. Çështja është se këtu po flitet për ligjshmëri. Në opozita gjërat kanë shkuar te fyerja jo te zgjidhja. Nuk ka pasur debat konceptesh. Berisha ka dekoruar në kryesi ekipin e tij luftarak që i bëri betejë këto muaj.
Baçi theksoi se: Dështimi i Berishës ka qenë se nuk ndërtoi dot një të djathtë të vërtetë, nuk fitoi betejën me dikaturën, nuk bëri një gjyq për komunizmin, nuk qartësoi shqiptarët se kush ishte ajo e keqe. Ka fituar kultura e komunizmit. Ke të njëjtën historianë, të njëjta libra, të njëjtët filma. Berisha ka humbur betejën kur mbështeti sloganin” Bashkëfajtor-bashkëvuajtës.
