Çipa: Deklarata e Felaj e nxituar, Rama të ketë qasje serioze ndaj gjakimit të Kosovës nga Serbia
Në një intervistë në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se deklarata e nën kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj për rezolutën ndaj gjenocidit serb në Kosovë është e nxituar.
Ai tha se Do të duhej që në një mënyrë shumë serioze që mazhoranca të futej në një qasje serioze të gjakimit të Kosovës nga Serbia.
Çipa: Kam menduar se futja në Kuvend e propozimit të një pjese të opozitës për dënimin e masakrës së Srebrenicës ishte një pakujdesi dhe një mos vlerësim edhe në kuptimin diplomatik. Kjo deklaratë e Felajt duket sikur e bashkëshoqëron atë që ndodhi në Kuvend. Qëndrimi i kuvendit të Shqipërisë ndaj këtyre çështjeve është një qëndrim serioz dhe një qëndrim mes së mirës dhe së keqes që e ka e ka gjakuar Ballkanit. Mendoj se është një deklaratë e papeshuar.
Do të duhej që në një mënyrë shumë serioze që mazhoranca të futej në një qasje shumë serioze të gjakimit të Kosovës nga Serbia, pavarësisht qëndrimit diplomatik dhe projekti që pretendon se ndan me Vuçiçin. Mendoj se Shqipëria duhet të mbajë një konsistencë me historinë e keqe të Serbisë së Millosheviçit dhe pretendimit për një histori të ndryshuara me Vuçiçin.
Çipa shtoi se një qëndrim i tillë do ta penalizonte si imazh kryeministrin Rama, pavarësisht marrëdhënies që kanë dy kryeministrat në të dyja vendet.
Çipa: Pasojat do të jenë jo vetëm diplomatike mes dy shtetesh, sepse sot marrëdhëniet tona janë të ftohta, sidomos mes kryeministrave. Një qëndrim i tillë do ta penalizonte si imazh kryeministrin Rama. Prandaj projekte të tilla si Open Ballkan duhet parë në aspektin e të nesërmes së rajonit. Kjo ndasi sidomos e Ramës me Kosovën është problematike për të ardhmen.
