"Çmim kriminal i naftës 248 lekë", Vasili: Qeveria dhe oligarkët po mbushin xhepat me varfrin e popullit
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili e konsideron si çmim kriminal, ndërsa hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se po mbushë xhepat me varfërinë e popullit.
Ai ka bërë një krahasim me çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut, ku shihet se është rreth 70 lekë më pak.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
ÇMIM KRIMINAL I NAFTES 248 LEKE !!
Ne MAQEDONI ne kete moment çmimi i naftes eshte vetem 1850 leke te vjetra.
Ne SHQIPERI Bordi i Hajduterise e ka vendosur 2480 leke te vjetra litri.
Cmimi Naftes ne Shqiperi eshte 26% me i larte.
Parlamenti rilindas bashke me qeverine grabitqare bllokojne me muaj te tere Projektligjin e paraqitur nga LSI per uljen e cmimit te Naftes.
Qeveria dhe oligarket po mbushin xhepat pa meshire me varferine e popullit.
P.S Foto ne Maqedoni eshte e pak minutave me pare pikerisht ne ora 19.16.
