Tre raundet e para për presidentin dështuan, Baçi: Opozita duhet ta kishte vënë në vështirësi morale mazhorancën

Studiues Agim Baçi, teksa ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit, ku tashmë tre raundet e para kanë dështuar, është shprehur se Kryeministri Edi Rama, të gjithë debatin e bëri me qëllim evidentimin e debatit brenda opozitës.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Baçi u shpreh se opozita duhet ta kishte vënë mahorancën në vështirësi morale, ndërsa theksoi se e dinte që mes palëve nuk do kishte kompromis për presidentin.

Agim Baçi: Rama të gjithë debatin e bëri për të evidentuar debatin brenda opozitës.  Ishte për të thënë se opozita ka pak rëndësi për këtë sepse kam konsensusin e popullit. Këtë e kanë bërë të gjithë populistët. Unë se kam pritur se do të ketë kompromis. 

Ramës nuk i interesonte presidenti sepse dihej që do ta zgjidhte vetë, por donte të delegjitimonte të gjithë ato të cilët nuk i janë bindur akoma. Bëri çdo gjë që të zvogëlonte zërat e ALibeajt dhe të gjithë që morën pjesë. Opozita duhet ta kishte vënë mazhorancën në vështirësi morale dhe jo ligjore, për t’i thënë që ne kemi këto njerëz dhe se ne kishim kandidatët që nuk ke arsye t’I kundërshtosh.

Më tej ai theksoi: Mënyra se si u shtrua debati në opozitë dhe se si Berisha kontestoi çdo person tjetër që nuk ishte te Rithemelimi do ta çonte opozitën në këtë lloj pike, megjithëse e ka kusht të detyruar pjesëmarrjen në tryezë për të dhënë mendim. U evidentua çarja e grupit të opozitës.

Përgatiti Anila Kolgjini.