Vrasja e Beqirajve, tensione në gjyq, si u porosit ekzekutimi, përplasen Ervis Bardhi dhe Ardian Çapja

I penduari i drejtësisë Ervis Bardhi dhe i arrestuari Ardian Çapja janë përplasur nw gjyq për vrasjen e babe e bir ngarje e ndodhur ne Elbasan. Gjatë seancës pati edhe debate të forta mes avokatëve të Çapjas dhe prokurorit.

Seanca për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babe e bir ne 2012 ten ne Elbasan ka hapur debatet mes te penduarit te drejtësisë Ervis Bardhi dhe te arrestuarit Ardian Capja.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer mënyrën se si është bërë ekzekutimi dhe rolin e Ardjan Çapjas, teksa këtij të fundit i ishte vrarë vëllai Sokol Çapja në vitin 2005, ndërsa Beqiri dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë ekzekutim.

Gjatë rrëfimit të Bardhit, ka patur humbje të durimit nga Ardjan Çapja i cili ndodhej i pranishëm në seancë ku u dëgjua të thotë: ‘Ky gënjen, po e dëgjoj dhe ka gënjyer 3-4 herë’.

Reagimi erdhi pasi Bardhi po rrëfente takimet mes tij, Florenc e Ardjan Çapajt rreth një muaj përpara vrasjes së Beqirit.

Gjatë seancës pati edhe debate të forta mes avokatëve të Çapjas dhe prokurorit, teksa ky i fundit ndërhyri disa herë gjatë marrjes në pyetje të Bardhit, me pretendimin se të gjitha çështjeve u është përgjigjur në seancat e mëparshme deshmi të cilat ndodhen në dosje.

Vendimi i Ervis Bardhit për të bashkëpunuar me drejtësinë çoi në prerjen e urdhër-arresteve për Ardjan dhe Florenc Çapjan me akuzën e porositjes së vrasjes së Gentian Beqirit.

Bardhi ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin, ndërsa pretendon se u pagua 50 mijë euro nga Çapjat për vrasjen e tij.

Prokuroria akuzon Jorgo Lekun si organizator të kësaj vrasjeje pasi kishte marrë porosinë nga Çapjat, me të cilët kishte lidhje familjare nga ana e bashkëshortes së tij.