Lufta në Ukrainë/ 1 qershori e gjen Ukrainën me 240 fëmijë të vrarë

Që nga fillimi i luftës 243 fëmijë raportohet të kenë humbur jetën nga bombardimet dhe sulmet ruse në vend.

Ndërkohë 446 fëmijë të tjerë janë plagosur sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Veç viktimave dhe të plagosurve, 1937 institucione arsimore janë dëmtuar nga të cilat 181 janë shkatërruar plotësisht.

Shifrat mendohet të jenë më të larta, pasi ato nuk përfshijnë viktimat vendet e pushtuara nga forcat ruse.