Ukraina humb 100 ushtarë në ditë, SHBA i dërgon raketa

Presidenti ukrainas Zelenski ka deklaruar se Ukraina po humb 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

"Situata në lindje të Ukrainës është shumë e vështirë. Ne po humbasim 60-100 ushtarë në ditë dhe 500 të plagosur në luftime," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti preku dhe çështjen e grurit të cilin Rusia e ka bllokuar në Detin e Zi.

"Rreth 22.5 milion ton drithër janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë rreze efektive deri në 120-140 km," tha Zelenski.

Gjatë së martës presidenti Biden  njoftoi një paketë të re të sistemeve raketore që do të dërgohen në Ukrainë me rreze deri në 80 km.

Megjithatë Ukraina ka kërkuar raketa me sisteme më të gjatë veprimi duke garantuar se ato do të përdoren vetëm në tokën ruse, mirëpo një gjë e tillë nuk është miratuar nga SHBA-ja.