Britanikët kapen me pajisjet e çuditshme në Rinas, dyshohen se janë përgjues

Janë kapur në aeroportin e Rinasit disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përgjues.

Ora News ka siguruar fotot e pajisjeve të përgjimit të cilat u janë kapur 2 personave me origjinë nga Britania e madhe nga oficeret e policisë në Rinas.

Sipas burimeve P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç që zotëronin këtë pajisje janë lënë të lirë nga autoritetet e vendit tonë.

Në deklarimet paraprake ata janë shprehur se më këto pajisje nuk kanë kryer asnjë përgjim dhe se i kishin pasur për qejf.

Për të zbuluar më shumë mbi këto aparaturë ajo është dërguar tek policia shkencore ku do të zbardhet për të mësuar më shumë mbi këtë pajisje të pazakonte.

Britanikët kapen me pajisjet e çuditshme në Rinas, dyshohen se

Britanikët kapen me pajisjet e çuditshme në Rinas, dyshohen se