Test psikologjik për policët, Gledis Nano letër-porosi psikologëve në drejtoritë e qarqeve

Vrasja brenda komisariatit nr. 3 në kryeqytet e kryer nga efektivi i policisë Ludian Zaimi është bërë shkak për nisjen e testimit psikologjik për forcat e rendit. Drejtori i përgjithshëm i policisë ka hartuar disa porosi për psikologët që shërbejnë pranë drejtorive të qarqeve duke kërkuar testimin e efektivave të dyshuar dhe referimin e çdo rasti për sjellje problematike.

Një trupë prej 22 psikologësh është vendosur në drejtoritë e policisë në qarqe për të analizuar dhe referuar punonjësit e rendit të cilën dyshohet se kanë një sjellje anormale dhe shfaqin probleme të gjendjes emocionale.

Nisma vjen pas një periudhe në të cilën janë konstatuar raste të implikimit të policëve në vepra të rënda penale dhe përdorim lëndësh narkotike.

Në letër porosinë konfidenciale lidhur me këtë proces, drejtori i policisë thekson se oficerët duhet t’i nënshtrohen një provimi i cili është i hartuar nga Urdhri i Psikologut më bashkëpunim me policinë e shtetit.

“Policia me urdhrin e psikologut kanë nxjerrë një udhëzues që fillon qysh me procesin e rekrutimit që duhet të shikojë gjithë kriteret që duhet të ketë një polic. Kemi rastin e punonjësit të policisë që shfaqin simptoma ankthi.”

Sipas psikologut të policisë së shtetit Elidon Shehu sjellje të paqëndrueshme shfaqin kryesisht punonjësit e policisë të cilët kanë dalë nga akademia e ndërsa më problematik është sektori i patrullës së përgjithshme dhe policia rrugore.

“Nuk është se ka një moshë të caktuar, por punonjësit e rinj përballen me një situatë ndryshe. Më të prekurit janë patrulla e përgjithshme dhe policia rrugore.”

Testi psikologjik kryhet tek ato forca policie të cilët referon nga drejtuesit dhe kanë dyshime për sjellën.

Aktualisht këtij testimi i nënshtrohen efektivët e reparteve RENEA-s, FNSH, FAST dhe ato operacionale.

Test psikologjik për policët, Gledis Nano letër-porosi