Zhduken me ligj/ Vendimi për mos përdorimin e qeseve plastike, ende larg zbatimit

Projektligji i miratuar nga qeveria për heqjen nga tregu të qeseve plastike nuk është zbatuar. Në terren u panë qytetarë që kishin marrë ushqimet e tyre me qese plastike ndërsa u vu re një neglizhencë sa i përket kontrolleve.

Duke filluar nga kjo e mërkurë  në dyqane dhe tregje nuk duhet të ekzistojnë qeset plastike që janë përdorur deri më sot.

Projektligji i miratuar nga qeveria në mars të këtij viti ndalon prodhimin, përdorimin dhe importimin e qeseve një përdorimëshe. Por në ditën e parë që ky ligj hynë në fuqi në terren nuk ka gjetur zbatim.

“Shumë e drejt është, ne do vuajmë një çikë me këtë, por sat ë mësohemi, se edhe në kohën e Enverit me çantai kemi pas mbajtur”

“Unë vij nga Amerika, është dita e tretë në Shqipëri, por në Amerikëdetyrimisht i kemi me qese letre, por më bëhet shumë qejfi që do vihet qesja e letrës."

Qytetarët e cilësojnë vendimin të drejtë, por tregojnë se nuk janë përgatitur, si pasojë e mos informimit.

“Ne na shkojnë 70 mijë lekë të vjetra vetëm me ble qese, ne na ulet kostoja. Vendimi I fundit i qeverisë është normal, nëse e përgatit popullin dhe ta sqaroj se me ça vjen. Në fruta dhe perime ka gjëra të thata dhe të lëngshme, të cilat nuk i përshtaten letrës."

Megjithëse nuk e kanë zbatuar vendimin, edhe tregtarët e kanë mirëpritur atë pasi ul kostot e shpenzimeve.

Që nga ky 1 qershor qeset e lejuara duhet të jenë me trashësi mbi 50 mikronë dhe kapaciteti mbajtës mbi 10 kg dhe për zbatimin e këtij vendimi janë angazhuar 3 institucione, por asnjë prej tyre nuk u pa në terren për të monitoruar situatën.

Zhduken me ligj/ Vendimi për mos përdorimin e qeseve plastike, ende