Fier: Bën parakalim të gabuar, i riu me Porsche luksoz përfundon në kanal (Shikoni videon)

Një automjet tip Porsche ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit.

Rreth orës 14:00 (1 qershor) se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtusi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjeksore.

Paraprakisht mësohet se drejtues i i mjetit është një i ri 29 vjeçar, banues në Patos, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.