1 Qershori, festë dhe protestë/ Fëmijët: S`kemi ku të luajmë, në Tiranë ka vetëm pallate
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve shumë nga të vegjlit gëzuan festën.
Aktivitetet kryesore sollën në vëmendje fëmijët me pasionet e dëshirat e tyre.
Por pavarësisht shkëlqimit të 1 Qershorit, realiteti për ta është ndryshe në ditët e tjera të vitit.
Shumë nga fëmijët sidomos të komunitetit rom apo egjiptian detyrohen që të lënë shkollat për mbledhur kanaçe për të siguruar bukën e gojës.
Për shumë fëmijë Tirana nuk ofron mundësi dhe hapësira minimale argëtimi.
"Ngelën duke bërë pallate, po i prishin të gjitha parqet, ngelën duke bërë pallate."
Thonë se kryeqyteti është mbushur me pallate dhe kulla të larta ku dhe sheshet e lira dhe hapësirat e gjelbërta janë zënë.
"Unë dua të them që në Tiranë janë shumë pallate. Edhe tek lagjia ku jetoj unë ishte një fushë por atje fusha u prish, u bë vend për makina. Afër shkollës "1 Qershori", atje nuk ka fare vend dhe unë nuk kam ku të luaj."
Mungesa e këndeve të lojrave i detyron ata që dhe dëshirat ti fokusojnë tek teknologjia.
Edhe pse 1 here në vit kjo festë për të gjithë fëmijët nisi me energji pozitive dhe urimet e tyre të sinqerta.
"Gëzuar 1 Qershorin!"
