Operacioni 'Shpirti', SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

SPAK ka dhënë pretencën për 8 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se SPAK kërkon:

-20 vite burg për Ilirjan Duçellari

-18 vite burg për Mariglen Duçellari

-15 vite burg për Aurel Kalari

-15 vite burg për Kleo Piro Bregu

-15 vite burg për Organ Duçellari

-15 vite burg për Julian Bejdollari

-15 vite burg për Rexhino Mucaj

-15 vite burg për Alban Koshi. 

Në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut u ekzekutua operacioni i përbashkët i koduar "Shpirti",  mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto për 10 persona u ekzekutuar masa me parë) për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Arrestimet u kryen në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Operacioni zbardhi një rrjet kriminal kultivimi e trafikimi droge nga Shqipëria drejt brigjeve pugliese e akte kriminale si abuzim detyre, korrupsion e riciklim parash.