Dy vjet padrejtësi me teatrin, Aleanca: Ky nuk është shtet i së drejtës por i mafias

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka akuzuar prokurorinë për mosveprim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe aferën për ndërtimin e godinës së re.

Në një deklaratë të mbajtur para SPAK, paraditen e sotme avokatja Adriana Kalaja, tha se në dy vite, prokuroria nuk gjeti kohë për të hetuar çështjen edhe pse për teatrin janë bërë nëntë padi, dy para shembjes së godinës, dhe shtatë pas rrafshimit të objektit.

Adriana Kalaja: "Çfarë e pengon apo po bën marrëveshje prokurori Kondili. Sot pas dy vitesh nuk kemi asnjë veprim. Nuk janë thirrur as të kallëzuarit”

Nga ana tjetër regjisori Edmond Budina theksoi se drejtësia në vend është e kapur dhe paralajmëroi se çështja e teatrit do të ndiqet edhe në instancat jashtë Shqipërisë.

Edmond Budina: Fatkeqësisht ne jetojmë në një shtet të mafias dhe jo të së drejtës. Shikoni çfarë po ndodh me drejtësinë, Teatrin Kombëtar. Dy vjet dhe asgjë nuk lëvizet. Ta dijnë mirë ne do e çojmë deri në fund”