Habit Rakacolli: Mjekët shqiptarë nuk ikin në Gjermani për pagën, por sepse gjermanët ikin në Zvicër e SHBA
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet ligjore se mjekët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagës. Ajo u shpreh se shkak është fakti se mjekët gjermanë largohen drejt Zvicrës dhe SHBA-ve. Rakacolli theksoi se sot mjekët kanë kushte më të mira.
Debati mbi largimin e mjekëve shqiptarë në Gjermani është rimarrë në Komisionin për çështjet ligjore. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ka justifikuar largimin e tyre jo si rrjedhojë e pagave të ulëta, por se i njëjtit fenomen largimi i mjekëve drejt shteteve të tjera ndodh edhe në Gjermani.
Rakacolli: Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikë.
Sipas Rakacollit mjekët dhe infermierët janë stimuluar me rritje të pagës për herë të tretë brenda mandatit të socialistëve.
Rakacolli: Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.
Pretendimet e Rakacollit lidhur me këtë çështje nuk janë pritur mirë nga komisioni i ligjeve.
“Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga.”- tha Rakacolli.

