Do i jepet lamtumira ish presidentit Bujar Nishani, nesër zi kombëtare, qeveria mbulon shpenzimet e varrimit
Qeveria ka shpallur 2 qershor 2022, ditë zie në nderim dhe homazh të Presidentit Bujar Nishani.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysëm shtizë.
Të martën në orën 10:00 në institucionin e Presidencës do të zhvillohet ceremonia shtetërore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Presidentit të 6 në historinë e pluralizmit shqiptar.
Në institucionin që ushtroi detyrën për 5 vite me radhë përgjatë 2012-2017, familjarët këtë të hënë, 1 qershor, kanë pritur miq dhe të afërm për të nderuar figurën e tij.
Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe Ish-Presidentit Sali Berisha, si një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Bujar Nishanit.
Ish-Kreu i shtetit ndërroi jetë të shtunën, 28 maj 2022, në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji, pas komplikacioneve shëndetësore që i la Covid-19. Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar dhe fatkeqësisht humbi betejën më të rëndësishme, atë të jetës.
