Rithemelimi, emrat e kupolës së PD/ Bylykbashi e Boçi kandidojnë për nënkryetar
Këshilli kombëtar i partisë demokratike nën drejtimin e Edi Palokës do të mblidhet sërish të premten për të përfunduar zgjedhjen e strukturave drejtuese të kësaj force politike.
Burimet kanë bërë të ditur se ende nuk është konkluaduar me emrat që do të garojnë dhe synojnë që të jenë në pozicionin e numrit 2 të kësaj partie, të sekrertatit të përgjithshëm.
Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar si kandidat për nënkryetar të partisë demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.
Partia demokratike do t’i rikthehet struktures me dy nënkryetarë, ku për shkak pozicionit njëri prej tyre do të jetë kryetar grupi dhe tjetri do të jetë nënkryetar kuvendi.
Por që këto detyra të formalizohen zyrtarisht më parë duhet të marrë fund debati për vulën.
Të premten krahas sekretarit dhe nënkryetarit do të zgjidhen edhe sekretariatet e tjera të kësaj force politike. Duke përmbyllur ristrukutrimin e saj.
Më pas pritet të hapet një garë për të zgjedhur kreun e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas. Dy organe këto që prej vitesh drejtuesve të tyre u kanë mbaruar mandatet.
