Ish prokurori Sali Hasa dënohet për korrupsion, gjykata i konverton 2 vite burg me 4 vite shërbim prove
Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, shpallet fajtor dhe dënohet nga Gjykata e Posacme me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit vendim, që iu konvertua në 4 vite shërbim prove.
Njëherësh ish-zyrtari I drejtësisë është shpallur i pafajshëm për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurive.
Vendimi u dha sot në Gjykatën e Posaçme pas konkluzioneve te mbrojtës që kërkuan pafajse ndërsa prokurori Altin Dumani kërkoi dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burg për korrupsion.
Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar edhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në ngjarje.
Gjykata dha për Emiljano Miranin 1 vite e 6 muaj burg; për Elsona Papa 16 muaj shërbim prove për Napolon Hodaj 1 vit e 6 muaj burg; për Julian Zera 8 muaj burg; për Markelian Alinani 2 vite burg; për Qerim Ruçi 1 vite e 6 muaj burg dhe Bledar Hajredini 3 vite sherbim prove.
Ish-prokurori u arrestua nje vit muaj më parë me urdhër të SPAK.
Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa.
Sali Hasa është një nga 5 prokurorët dhe gjyqtarët që u arrestuan nje vit me parë nga prokuroria e posaçme per akuzën e korrupsionit. Arrestimet në radhët e drejtësisë nisën me gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe vijuan me prokurorët Sali Hasa, Edmond Kariqi, Maksim Sota dhe me gjyqtaren Mimoza Margjeka.