Sulmi ajror godet një fabrikë kimike në Sievierodonetsk
Një sulm ajror ka goditur një fabrikë kimike në Sievierodonetsk, një qytet në Ukrainën lindore, shkruajtën zyrtarët ukrainas në Telegram.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se rusët goditën "një rezervuar me acid nitrik në një fabrikë kimike", ndërsa u bëri thirrje banorëve të mos dilnin nga streha për shkak të tymit toksik.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së punëve të brendshme të Kievit, ndau një mesazh të ngjashëm në Telegram, së bashku me një imazh të reve të mëdha rozë tymi që ngrihen sipër ndërtesave.
Më herët u raportua se forcat ruse po kontrollojnë "rreth gjysmën" e qytetit, një ditë pasi zyrtarët thanë se granatimet ruse kishin qenë aq intensive sa nuk ishte e mundur të vlerësoheshin viktimat dhe dëmet.
