Kamioni pëson defekt, bllokohet qarkullimi në hyrje të Shëngjinit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 08:46
Një kamion ka pësuar defekt në orët e para të mëngjesit në kryqëzimin e Shëngjinit, duke bllokuar hyrjen për në rrugën e Shëngjinit.
Kjo situate vijon që prej orës 7 të mëngjesit, duke krijuar trafik të rënduar dhe kaos dhe përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Për të lehtësuar sadopak lëvizjen dhe orjentuar drejtuesit e automjeteve janë vendosur efektivë të policisë rrugore në disa pika.
