"Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri lënë pas një trashëgimi jetëgjatë” Blinken mesazh ngushëllimi për humbjen e Nishanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 09:49
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përcjellë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani.
”Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë” shkruan në mesazhin e tij Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Homazhet për ish-presidentin e vendit, Bujar Nishani do të mbahen në Pallatin e Kongreseve të enjten, më 2 qershor, në orën 10:00. Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore.
