Abuzimet e zyrtarëve, SPAK ka në dorë dosje nga KLSH me prova konkrete

Prokuroria e Posaçme por edhe ato në rrethe kanë në dorë dosje me prova konkrente per shkeljet e zyrtarëve të shtetit.

Këtë konstatim e bëri kryetari i KLSH Arben Shehu i cili tha në Komisionin e Ekonomisë se çështjet nuk janë aludime.

“Të gjitha veprimet e pasqyruara në kallëzime penale janë të mbështetura në prova konkrete e jo dyshime. Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të rasteve në prokurorinë penale dhe SPAK nevojitet kohë për të arritur nga ana e organimit të prokurorisë për konkludime."

Duke llogaritur kostot e larta në dëme të shtetit Shehu apeloi ndaj çdo institucioni që të ketë vetëkontroll me përdorimin e financave.

Gjate raportimit te kryetarit te KLSH ne Komision socialistja Antonela Dhima tha se institucionet publike nuk kanë zbatuar disa nga rekomandimet per vitin 2021 ndërsa deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se shifrat janë të ulta por problem mbeten rastet e përsëritura.